Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sandra Bullock ka përmbushur një nga dëshirat e fundit të partnerit të saj të ndjerë, Bryan Randall.
Në 58-vjetorin e lindjes së Randall, aktorja ka hedhur hirin e partnerit të saj në lumin Snake në Jackson Hole, Wyoming.
“Gëzuar ditëlindjen, Bry. Sandy të solli në lumë, ashtu siç premtoi,” shkroi motra e aktores, Genise Bullock-Prado në një postim në rrjetet sociale.
Partneri i Sandra Bullock vdiq më 5 gusht nga ALS, një sëmundje që ai e mbajti të fshehur për 3 vite derisa ndërroi jetë në verë.
“Bryan zgjodhi që herët ta mbante privat betejën e tij me ALS dhe ne u kujdesëm për të respektuar kërkesën e tij”, tha familja e tij në një deklaratë në atë kohë.
Randall u takua me fituesen e Oscar-it në vitin 2015, kur realizoi fotot e ditëlindjes së djalit të saj Louis në atë kohë.
Ata e bënë lidhjen e tyre më publike atë vit, duke u shfaqur së bashku në dasmën e Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.
Fotografi dhe aktorja janë prindër të tre fëmijëve mes tyre: djalit të Bullock, Louis, 13, dhe vajzës Laila, 11-vjeçe, si edhe vajza më e madhe e Randall nga një lidhje e mëparshme.