Lojtari legjendar i kombëtares argjentinase dhe, sipas shumëkujt, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi, ka fituar çmimin më të lartë individual, Topin e Artë, tetë herë të pabesueshme.
Megjithatë, tani francezët kanë zbuluar disa informacione tronditëse. Përkatësisht, ish-kryeredaktori i France Football, Pascal Ferre, është gjendur në një skandal të madh.
Siç mëson francezi Le Monde nga burimet e saj, Ferre është nën hetim për veprime të paligjshme gjatë dhënies së çmimit më të madh të futbollit për një lojtar të vetëm.
Ai akuzohet se ka marrë dhurata të ndryshme nga PSG-ja si kryeredaktor i France Football, gazetës që dhuron Topin e Artë, për të “anuar” drejt Lionel Messit në periudhën 2020-2021.
Klubi parizian është fajtori kryesor dhe drejtuesit e kësaj skuadre kanë lobuar te Ferre që Messi të ketë lëshime të veçanta në luftën për trofeun dhe tani mund të gjendet në probleme për disa paligjshmëri.
Hetimi nga autoritetet vendore tashmë është në rrugë të duhur, ndërsa në periudhën në vijim do të dihen më shumë informacione për rastin e plotë dhe Ferre do t’i nënshtrohet marrjes në pyetje nga policia, shkruan AM Sport. /tesheshi.com/