Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Sllovenisë në Grupin C.

Tre Luanët vazhdojnë të shfaqen pa shkëlqim në këtë fushatë të Euro 2024, edhe pse e mbyllin të parët me pesë pikë.

Ndërkohë, Sllovenia renditet e dyta me tre pikë teksa në ndeshjen tjetër të grupit, Danimarka barazoi pa gola ndaj Serbisë.

Danezët renditen të tretët dhe duhet të shpresojnë për një vend mes vendeve të treta më të mira ndërsa Serbia e mbyll këtu aventurën europiane./Tema