Të paktën 22.835 palestinezë janë vrarë dhe 58.416 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Në një deklaratë, Ministria tha se 113 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Izraeli ka vazhduar sulmet intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi i befasishëm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.
Autoritetet izraelite pretendojnë se në sulmin e Hamasit janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.
Sulmet izraelite e kanë lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Ekspertë të shumtë ndërkombëtarë ligjorë kanë thënë se veprimet e Izraelit në Gaza përbëjnë krime lufte ose gjenocid./aa