Investimet në infrastrukturë në Tamarë të Vermoshit, i kanë dhënë jetë bizneseve të ndryshme me impakt në zhvillimin e turizmit dhe kanë fuqizuar ekonominë e zonës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e PS-së në qarkun e Shkodrës ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Tamara.

Spiropali tha se investimet e nevojshme e kanë kthyer Tamarën në një destinacion tërheqës për vendas e të huaj.

Rikualifikimi i plotë i sheshit, çative dhe fasadave të ndërtesave në qendrën e fshatit i kanë dhënë hijeshi dhe shtuar bukurinë turistike të kësaj zone që po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët e turistët e shumtë./ata