Prezantohet makina Ferrari, që pilotët Charles Leclerc e Carlos Sainz do të pilotojnë këtë sezon, me shpresën për t’u rikthyer te titulli në Formula 1.

 

Jo vetëm kaq, por menjëherë “kuqalashja” ka zbritur në pistë, në Fiorano, për të shfrytëzuar 100 km e vëna në dispozicion për filmime dhe publicitet.

 

Makina e re quhet SF23, një makinë që sipas mediave italiane është shumë më e shpejtë se ajo e vitit të kaluar.

 

Për këtë arsye, këtë sezon synohet titulli pas gabimeve të vitit të kaluar, që sollën edhe ndryshime në drejtim, pasi tani në rolin e drejtorit sportiv.

 

Makina është thuajse tërësisht e kuqe, por nuk mungojnë edhe pjesët e zeza, kryesisht në pjesën e përparme dhe atë anësore.

 

“Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë” – u shpreh Leclerc,

 

“Me Charles ka një konkurrencë të shëndetshme: Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin” – përfundoi Sainz.