Deputeti i PD Tritan Shehu, një mjek në profesion, shpreh shqetësimin për mënyrën sesi tregtohen barnat në vendin tonë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai shprehet se farmacitë në vendin tonë kanë çmimet më të larta në BE për medikamenteve, dhe se tregu dominohet nga medikamente të origjinës “së pa sigurt”!
“Në mënyrë të qëllimshme pengohet ardhja e medikamenteve të kompanive perëndimore, të certifikuara nga EMA, pra “të sigurta”. Qoftë duke mos u vendosur këto në listën e rimbursimit, qoftë edhe duke mos zbatuar parimin “liberalizim i kontrolluar” në procedurat e importit”, thotë Shehu.
Më tej ai shkruan:
Kjo sjell mbushjen e tregut me medikamente te “origjines jo te sigurte”, si dhe cmime te larta per ato te pakta te “sigurtat”. Kjo stimulon edhe “kontrabanden” e ketyre te fundit.
E nxitur nga politikat e gabuara e korruptive te shtetit, qe favorizojne medikamentet me “origjine jo te sigurte”, kur duhejte ndodhte e kunderta!
Dy shembuj:
–Ung. Locoidon, certifikuar nga EMA, ne Itali shitet 7,9 E tubeta.
Ne Shqiperi i njejti prodhim italian kushton 1630 leke, pra mbi dy here me shume.
Pa llogaritur ketu qe ne Itali e merr gratis nga rimbursimi.
–Nje medikament tjeter „i sigurte“ psh. Daktarina, qe vinte nga Italia prej kompanise Janssen, prej muajsh eshte zhdukur nga qarkullimi.
Dhe eshte zevendesuar ne treg nga prodhimi serb Daktanol.
Tashme terheqja e kompanive te medha Perendimore eshte nje fenomen i gjere, per shkak te politikave te mbrapeshta ne Shqiperi.
Duke mbushur tregun me prodhime lindore, apo vendase te pa certifikuara nga EMA.
Ne nje kohe qe ne duhet te stimulojme ne tregun tone medikamentet e certifikuara nga EMA dhe qe qarkullojne ne vendet kryesore te BE.
Fatkeqesisht e kunderta ndodh ne shumice ne vendin tone, qofte me cmimet e medikamenteve, qofte me origjinen e tyre.
Pra shqiptareve u ofrohen medikamente:
1-Me cmime shume me te larta se psh ne Itali per ato “te sigurtat”.
2-Ose medikamente te origjinave “jo te sigurte”, me te cilat eshte mbushur tregu.
Kjo eshte nje “politike” farmaceutike kokeposhte, klienteliste, krejt e kundert me cilesine e mjekimit e nevojat e financat e qytetareve.
Qe ne analize te fundit rrit ndjeshem edhe per shtetin koston reale te mjekimit.