Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmin se është ulur financimi për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, sa i përket vitit 2022.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se është skandal që këta sektorë jetikë të financohen më pak se inceneratorët, ndërsa shtoi se vendi po shkon tashmë në një greminë shumë dimensionale.

Postimi i plotë:

Skandal, Arsimi dhe shendetesia financohen me pak, inceneratoret me shume!
Ne dukje e pabesueshme, por e vertete.
Dy sektoret me jetike si arsimi dhe shendetesia financohen me pak nga qeveria e Edi Rames.
Ne kontrast tragjik me to financohen me shume inceneratoret dhe lloj lloj koncesionesh e tenderash njeri me korruptiv se tjetri.
Pas Covidit dhe pasojave katastrofike shendetesore qe ai i la, veprimi me i natyrshem sa njerezor aq edhe strategjik do te ishte nje rritje drastike e financimit te shendetesise.
U pa qarte qe shqiptaret mbeten vetem pa ndihmen e qeverise ne pandemi. Qindra milion euro i paguan nga xhepat e tyre te varfer.

Mijra jete njerezish u humben dhe mjaft prej tyre ne spitale jashte vendit.
Teknologjite, barnat dhe mjetet baze mbrojtese munguan.
E megjithe kete financimi ne shendetesi ulet.
Ne arsim situata eshte katastrofike.
Analfabetizmi funksional rritet me galop, pra Shqiperia po shnderrohet ne nje bashkesi injorantesh me deftesa e diploma.
Testi i Pizes ishte nje prove dramatike.
Niveli i mesimdhenies eshte ne pikiate aq sa edhe arsimi i diktatures se para viteve 90 duket shume me pozitive.
Nje qeverisje te tille te krimbur ne korrupsion te zhytur ne propagande histerike nuk e gjen gjekundi.
Rezultatet, indikatoret dhe faktet flasin shume qarte dhe asgjesojne çdo propagande.
Shqiperia po shkon drejt nje gremine shume dimensionale dhe demi i krijuar nga keta zululandas rilindas do te shtrihet ne dhjetevjecare qe vijne.
Mos prisni kurre ndryshim prej ketyre.
Kur hajduteria, injoranca dhe ligesia behen bashke si ne rastin e qeverisjes se Edi Rames vetem gjëma dhe bëma te tilla do te degjoni.