Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, ka kryer sulm me raketa ndaj Tel Avivit si përgjigje ndaj masakrave që Izraeli po kryen ndaj civilëve në Rripin e Gazës.

Ndërsa sulmet izraelite në Gaza kanë hyrë në ditën e 95-të, forcat e Hamasit godasin qytetet izraelite me raketa

Brigadat Al-Qassam në komunikatën e saj thekson se Tel Avivi është goditur me raketa si përgjigje ndaj masakrave izraelite në Rripin e Gazës, duke shpërndarë edhe një video të sulmit.

Gazeta izraelite "Yedioth Ahronoth" theksoi se janë aktivizuar sirenat paralajmëruese në qytetet Rishon LeTsiyon, Tel Aviv, Ramla, Ness Ziona, Yashresh, Be'er Yaakov, Holon dhe Lid.

Ushtria izraelite në deklaratën e saj tha se janë lëshuar tetë raketa nga Gaza në pjesën qendrore të Izraelit.

Më tej shtuan se tre raketa u shkatërruan nga sistemi i mbrojtjes ajrore Kupola e Hekurt (Iron Dome), katër prej tyre ranë në zona të hapura, ndërsa nuk përmendet se ku përfundoi edhe një raketë./aa