Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një automjeti në Prishtinë

 

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, e cila bën me dije se I riu u gjet brenda automjetit në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

 

Nga informacionet zyrtare mësohet se ka qenë një telefonatë e qytetarëve, që ka sinjalizuar trupin e pajetë brenda automjetit.

 

Paraprakisht policia thotë se dyshohet për një vetëvrasje, megjithatë trupi është dërguar në morgun e kryeqytetit për kryerjen e autopsisë që do të zbardhë shkakun kryesor të vdekjes.

 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.