Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme në Greqi ku  3 shqiptarë dhe një rumun kanë tentuar të qëllojnë ndaj efektivëve të policisë.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal nate në rrugën Alexandras në Greqi. Ata kanë arrestuar 3 shqiptarët dhe rumunin, këtij të fundit i gjetën edhe një thikë.

 

Si ndodhi ngjarja:

Autoritetet greke u njoftuan për të shtëna me armë në një lokal nate. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja. Më pas ata kanë lokalizuar në trotuar 4 persona të cilët iu dukën e dyshimtë.

 

Teksa iu afruan për kontroll, njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe tentoi të qëllonte ndaj policisë.