Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se për normalizimin izraelito-arab është i nevojshëm "përfundimi i konflikteve në Gaza dhe një rrugë e zbatueshme që shkon drejt një shteti palestinez".
Sipas lajmit të "ABC News", Blinken bëri deklarata në aeroport para vizitës së tij në Izrael në kuadër të turit në Lindjen e Mesme.
Duke vënë theksin mbi vizitën në Lindjen e Mesme, Blinken bëri të ditur se pika e përbashkët e takimeve është ndihma për stabilizimin dhe rigjallërimin e Gazës.
Blinken tha se "normalizimi dhe integrimi" izraelito-arab u diskutua në takimet e tij në Arabinë Saudite dhe se kjo kërkon "përfundimin e konflikteve në Gaza dhe një rrugë të zbatueshme që shkon drejt një shteti palestinez".
Sekretari amerikan i Shtetit, në kuadër të turit të tij në rajon, pas Türkiyes dhe Greqisë vizitoi përkatësisht Jordaninë, Katarin dhe më pas Emiratet e Bashkuara Arabe./aa