Në ditën e tretë të këtij viti u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Qeverisë për dhënien e pensionit të posaçëm për 15 personalitete, 8 prej të cilëve në fushën e artit e 7 të tjerët për kontribute në sport.
Për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve, Report tv mëson se Ministria e Kulturës ka dorëzuar në Kryeministri këto dosje për vitin 2023 :
- Irini Qirjako (këngëtare)
- Eva Alikaj (aktore, miratuar)
- Liza Mark Prenga (këngëtare popull
- Zerina Kuke (prezantuese)
- Kujtim Vorpsi (violonçelist)
- Elida Janushi (aktore)
- Besim Kurti (regjisor, aktor)
- Aurel Plasari (miratuar)
- Dhimitër Gjoka (gazetar)
- Agim Nebiu (artist i veprave të mozaikut dhe monumentale, për herë të dytë)
- Dhimitër Lala (për herë të dytë, kineast)