Në GOCAT Art Gallery vazhdon të jetë e hapur për publikun ekspozita e artistit Driant Zeneli. Ekspozita e tij vetjake titullohet “Those who tried to put the rainbow back in the sky” dhe kurohet nga Ajola Xoxa. Ajo përmban grafika e instalacione.
“Për kërkimin artistik të Driant Zenelit, dështimi është një cikël përhershëm, siç është të ngrihesh dhe t’ia rinisësh sërish nga e para, sepse dështimi është pjesë e një procesi ripërsëritës. Eshtë një lojë”, shkruan kuratorja Xoxa.
Driant Zeneli është një artist bashkëkohor, lindur në Shkodër më 1983 dhe që jeton në Torino të Italisë. Ka marrë pjesë në 2010 dhe 2011 në Bienalen e Venecias si dhe ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze.
Punët e tij janë ekspozuar në Romë, Paris, Frankfurt, Dhaka, Prishtinë, Torino, Karlsruhe etj./ata