Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomike për Kosovën për vitin 2024 do të jetë 3.8%, ndërkaq tredi i rritjes do të vazhdojë edhe më 2025 në 3.9% dhe një vit më vonë në 4%.

Rritje prej rreth 4% për këtë vit kishin parashikuar edhe autoritetet e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Eksperti i  ekonomisë, pedagogu Jakup Bellaqa, thekson se rritja ekonomike do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve, por kërkohet një treg më i hapur.

Sfidat kryesore për Kosovën, sipas raportit, mbeten reformat në sektorin e energjisë, furnizimi me ujë, përmirësimi i kapitalit njerëzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.

Ndërkohë edhe vetë Banka Qendrore e Kosovës ka parashikuar po rritje në nivelin 3.9%, kjo si pasojë e uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit./Scan