Aktorja e “Baywatch” Nicole Eggert është diagnostikuar me kancer në gji. 51-vjeçarja zbuloi për People se ajo u diagnostikua në fillim të dhjetorit 2023 me kancer gjiri në fazën e 2.

 

Aktorja, e cila luajti një roje shpëtimi për dy sezone në serialin televiziv hit Baywatch, pa trupin e saj të ndryshonte kur fitoi 11 kg në tre muaj dhe ndjeu një “dhimbje të tmerrshme” në gjoksin e saj të majtë dhe një gjëndër të cilën e pikasi pas vetë-ekzaminimit. Pikërisht atëherë ajo vendosi të linte një takim me mjekun e saj.

Nicole Eggert luajti në Charles in Charge nga 1984-90

“Shkova menjëherë te mjeku im dhe ai tha që duhej të shkoja dhe ta kontrolloja menjëherë. Por problemi ishte se nuk mund të merrja një takim. Gjithçka ishte e mbyllur. Kështu që më duhej të prisja deri në fund të nëntorit për ta bërë këtë”.

Për dy sezone ajo mori pjesë në serialin e famshëm Baywatch

Aktorja kujton se kishte fituar 11 kg në tre muaj dhe kishte përjetuar “dhimbje torturuese” në gjoksin e saj të majtë në tetor, por ajo supozoi se këto ishin shenja të hershme të menopauzës.

Pas një mamografie, rezultatet treguan se Eggert kishte kancer gjiri. “Ky rrugëtim është i vështirë për mua. Mundohem të qëndroj pozitiv. Kam lexuar mesazhe pozitive dhe kjo më ndihmon ta kaloj atë”.

Të dy prindërit e saj luftuan me kancerin

Të dy prindërit e Eggert kanë luftuar me kancerin në jetën e tyre – babai i saj me kancer të lëkurës dhe nëna e saj me kancer të zorrës së trashë – dhe ajo ka frikë se nuk do të jetë aty për fëmijët e saj.