SHBA tha se rasti i "gjenocidit" i paraqitur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është "i pamerituar" dhe "poshtërues".

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se rasti i paraqitur e shpërqendron botën nga përpjekjet për paqe dhe siguri.

"Dhe për më tepër, akuza për gjenocid është e pamerituar", tha Blinken në një konferencë për media në Tel Aviv, Izrael, ku ai po qëndron për vizitë si pjesë e turneut të tij të katërt në Lindjen e Mesme që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

“Është veçanërisht e hidhur duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin, Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetjen e tyre në Iranit, vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, shtoi Blinken.

Afrika e Jugut ngriti padinë më 29 dhjetor duke pretenduar se Izraeli shkeli Konventën e OKB-së të vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e krimit të gjenocidit me veprimet e tij në Gaza që nga 7 tetori, duke kërkuar një vendim.

Seancat dëgjimore për këtë çështje janë caktuar të zhvillohen në Hagë më vonë këtë javë.

Türkiye, Bolivia dhe Malajzia kanë sinjalizuar tashmë mbështetje për rastin./aa