Të paktën tre emigrantë kanë vdekur kur anija në të cilën ndodheshin u përplas në shkëmbinj në ishullin grek Lesbos në veri të Detit Egje për shkak të erërave të forta, raportojnë mediat.

Një mashkull dhe një femër, të moshës 25-30 vjeç, u gjetën, tha agjencia shtetërore e lajmeve AMNA. Një tjetër trup është identifikuar teksa po tentohet për të gjetur një tjetër që ka rënë në det.

Tetë të mbijetuar janë transportuar në qendrën e pritjes së emigrantëve, tha AMNA, ndërsa një person i lënduar është transferuar në spitalin në kryeqytetin e Lesbosit, Mytilene.

AMNA, duke cituar dëshmitarë, paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet pasi në varkë ndodheshin 36 persona./aa