Një urë këmbësore në Espoo të Finlandës u shemb duke plagosur rreth 27 persona, mes të cilëve 24 fëmijë. Të vegjlit ishin pjesë e një grupi shkolle në një ekskursion.
Pesëmbëdhjetë nga të plagosurit u transportuan në spitale të ndryshme në rajonin e Helsinkit.
Sipas mediave lokale, fëmijët po ndjekin shkollën fillore në Kalasatama (Helsinki) dhe kanë rënë nga një lartësi prej të paktën pesë metrash.