Studentët e drejtësisë në Francë, emrat e të cilëve u kuptua se ishin me origjinë nga Maroku dhe vendet tjera të Afrikës u diskriminuan në aplikimet e tyre për praktikë.

Sipas "Le Parisien", kryetari i Shoqatës La Courte Echelle, Youssef Badr i cili ndihmon studentët e drejtësisë që duan të bëjnë praktikë tha se studentët, emrat e të cilëve duket se janë shtetas të huaj diskriminohen në aplikimet e tyre. Ai tha se shoqata, e cila funksionon prej 2 vitesh, është themeluar për të luftuar braktisjen e arsimit universitar.

Sipas tij, çdo ditë në shoqatë aplikojnë rreth 10 studentë të drejtësisë, e cila organizon praktika veçanërisht për ata që duan të punojnë në sektorin publik. Badr thotë se numri i këtyre aplikimeve i ka kaluar 5 mijë për 2 vjet.

Badr, i cili shqyrtoi më shumë se 5 mijë regjistrime, tha se studentët që aplikuan në shoqatë pa marrë përgjigje pozitive për kërkesat e tyre për praktikë, ishin gjithmonë të të njëjtit profil, të rinj me emra të huaj, të ardhur nga rrethina. Ai tha se emrat e 95 për qind të studentëve të drejtësisë që nuk morën përgjigje mbi aplikimet e tyre për praktikë ishin me origjinë nga Maroku dhe vendet tjera afrikane.

Badr shtoi se një nga studentët me të njëjtin prejardhje, emri i të cilit ishte shtetas i huaj, ishte i ekspozuar ndaj diskriminimit në krahasim me një student tjetër me origjinë franceze. Ai potencon se këta studentë nuk shihen për "kualifikimet" e tyre, por se "kush janë ata".

Kreu i shoqatës e përshkroi diskriminimin me të cilin përballen studentët e huaj si një "katastrofë" për "shoqërinë që Franca dëshiron të ndërtojë"./aa