Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.

Lajmin e dha mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Vlora ka rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.

“Vlora e Rilindur është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar vendi numëroi mbi 10.1 milionë vizitorë duke kthyer vitin 2023 në vitin e turizmit./ata