Katër anëtarë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze u vranë në një sulm ajror izraelit në pjesën qendrore të Rripit të Gazës sot.
Të katër humbën jetën kur një avion luftarak izraelit goditi një ambulancë në qytetin Deir al-Balah, tha në një deklaratë Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe.
Disa ambulanca dhe objekte të kujdesit shëndetësor u vunë në shënjestër të përsëritur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, tha Ministria palestineze të Shëndetësisë.
Izraeli ka sulmuar intensivisht enklavën palestineze që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke vrarë të paktën 23.357 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 59.410 të tjerë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në ofensivën e Hamasit.
Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur dhe po përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz po jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po arrijnë të hyjnë në territor në krahasim me periudhën përpara fillimit të konfliktit./aa