Numri i të vrarëve në sulmin e ushtrisë izraelite në rajonin jugor të Bejrutit në Liban është rritur në 4 ndërsa numri i plagosurve në 80.
Në deklaratën e Organizatës së Kryqit të Kuq Libanez u dhanë informacione të përditësuara për numrin e sulmit ajror të kryer nga Izraeli në një ndërtesë në Dahiye, e njohur si bastioni i Hezbollahut.
Numri i të vrarëve nga sulmi është rritur në 4 dhe i të plagosurve në 80, mes të cilëve disa në gjendje të rëndë.
Ushtria izraelite njoftoi se dje në një sulm ajror në Bejrut vrau Fuad Shukr, një nga komandantët e Hezbollahut.
Në deklaratën e saj me shkrim, ushtria izraelite tha se sulmi është kryer me avionë luftarakë dhe pretendoi se komandanti i vrarë ishte "krahu e djathtë" i liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah.
Megjithatë, Hezbollahu tha se Shukr ishte në ndërtesën e sulmuar ndësa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë nën rrënoja./aa