Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkivit në Ukrainë, Oleh Syniehubov tha se sulmi ndaj një hoteli ku qëndronte edhe ekipi i Agjencisë Anadolu (AA) në qytetin Kharkiv është kryer me raketa S-300.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Syniehubov theksoi se Rusia mbrëmë kreu sulm me raketa S-300 ndaj zonës së Kievit të Kharkivit gjatë orës 22:30 sipas kohës lokale.

Duke tërhequr vëmendjen se në sulm u godit një hotel në të cilin ndodheshin më shumë se 30 civilë, Syniehubov shtoi se në sulm u plagosën 11 persona. Ai bëri të ditur se në mesin e të plagosurve ndodheshin edhe gazetarë të transmetuesve turq që qëndronin në hotel.

Gazetari i AA-së, Davit Kachkachishvili dhe fotoreporterja Özge Elif Kızıl, të cilit ndodheshin në krye të detyrës në ditën e 10 janarit, Ditën e Gazetarëve që Punojnë, arritën të dilnin me mundësitë e tyre nga hoteli që u shkatërrua dhe që u përfshi nga zjarri.

Bëhet e ditur se gazetari Kachkachishvili pësoi prerje të lehta në duar. Personeli i AA-së i cili është në gjendje të mirë, u dërgua në spital për kontroll.

Si pasojë e sulmit, automjeti i ekipit të AA-së u dëmtua dhe u bë i papërdorshëm ashtu si shumë automjete të tjera pranë hotelit./aa