Forcat izraelite bastisën qytetet Jenin, Betlehem dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe arrestuan 10 palestinezë.
Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin dhe dëmtuan pronat palestineze me buldozerë.
Gjatë bastisjes ka patur përleshje midis palestinezëve dhe forcave izraelite ndërsa mbi shumë lagje të Jeninit kanë fluturuar dronë izraelitë. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njofton se forcat izraelite kanë arrestuar 6 palestinezë gjatë bastisjes në Jenin.
Në një lajm tjetër WAFA tha se forcat izraelite arrestuan 4 palestinezë në bastisjet në qytetet Betlehem dhe Ramallah.
Forcat izraelite dje arrestuan 26 palestinezë në Bregun Perëndimor. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 tejkaloi numrin 5.780.
Që nga 7 tetori 2023, të paktën 341 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar./aa