Të paktën 12 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj qyteteve Rafah dhe Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve që Anadolu ka siguruar nga burimet lokale, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj shtëpisë së familjes Abu Namus në zonën Al-Muasker në perëndim të Khan Younis.

Në sulm humbën jetën 7 persona, ndërsa u plagosën 25 të tjerë përfshirë në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Ndërsa 5 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj një shtëpie në veri të qytetit Rafah dhe ndaj një vendi ku ishin të strehuar të zhvendosurit.

Gjithashtu shumë persona u plagosën nga sulmet e artilerisë izraelite në zonën Al-Sevabite në verilindje të qytetit Rafah./aa