Zbardhet identiteti i 30-vjeçares që humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Gazetari Mario Merhori raporton për BalkanWeb se Mimoza Veizaj kishte shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites.

 

 

Sipas familjarëve, e reja nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor, ndërsa ata akuzojnë stafin e maternitetit ‘Koço Gliozheni’ se nuk i kanë dhënë shërbimin e mjaftueshëm.

 

 

Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po dhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshon rreth 5 kg.