Pogradeci e mbylli vitin 2023 me rreth gjysmë milion vizitorë vendas e të huaj. Kjo shifër ka ardhur vazhdimisht në rritje.

Nga 2020 deri në 2023 Pogradeci rezulton jo vetëm një nga qytetet turistike më të preferuara por ka shënuar edhe një rritje të konsiderueshme në netëqëndrimesh në hotelet dhe bujtinat.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 37 subjekte formale në bashkinë e Pogradecit, rezulton se shifrat e personave qe kanë fjetur në Pogradec në periudhën janar-dhjetor, pothuaj janë trefishuar, kjo në një hark kohor 4-vjeçar.

Në një postim në rrjetet sociale, bashkia Pogradec shkruan se së bashku me operatorët turistikë ia dolën që Pogradecin ta rendisin në listën e qyteteve më të preferuara dhe tashmë është në një rrugë të pandalshme të zhvillimit turistik, e cila i shërben më së shumti forcimit të ekonomisë lokale të qytetit dhe rrethinave.

Shifrat e bashkisë Pogradec përfshijnë vetëm qëndrimet në hotelet dhe bujtinat formale, pasi ka edhe shumë të tjera që kanë pritur vizitorë dhe turistë por që janë ende në proces formalizimi e që ekzistojnë në platformat Booking dhe ARBNB, e duke bërë që shifrat të jenë edhe më të larta./ata