Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot nxënësit e talentuar të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, të cilët janë vlerësuar me çmime në olimpiadat kombëtare por edhe në aktivitete ndërkombëtare.

Elia Lika është njëra prej tyre, fituese e esesë më të mirë në projektin “Mendimi im, forca ime” të MAS 2023. Ajo është fituese gjithashtu në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Letërsisë, si dhe sportiste e ekipit kombëtar të notit dhe pjesëmarrëse për dy vite radhazi në kampionatin Evropian 2022-2023 të notit për të rinj.
 
Erida Puka është fituese në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës dhe pjesëmarrëse në Olimpiadën Evropiane të Matematikës për vajza.
 
Endri Zaganjori është fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”. Ai është po ashtu fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës.
 
Gerti Dermani është fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”. Ai është po ashtu fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare së Fizikës.
 
Ermi Tafili është fitues rajonal në projektin “Intel AI Global Impact Festival”, si dhe fitues në fazën e dytë në Olimpiadën Kombëtare së Fizikës.
 
Matias Grishaj është fitues i vendit të tretë në Olimpiadën Kombëtare të Historisë./ata