Investimet në infrastrukturë por edhe në ndriçim kanë transformuar rrugët e qytetit të Shkodrës, të cilave së fundi i është shtuar edhe ndriçimi LED, duke ofruar një pamje tjetër.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga qyteti verior, ku është investuar për sistemin e ndriçimit.

Bashkia e Shkodrës po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.

Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit./ata