Rreth 6.5 milionë vizita dhe konsulta online falas janë kryer gjatë vitit 2023 nga mjeku i familjes në kujdesin parësor duke ofruar shërbim cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve.

Kështu bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila ndau statistikat e vizitave për vitin 2023.

Po ashtu, Koçiu bëri të ditur se rreth 890 mijë vizita janë kryer nga mjekët specialistë në Qendrat Shëndetësore, spitalet rajonale dhe bashkiake nga veriu në jug të vendit.

“Çdo ditë të angazhuar për të ofruar shërbimin universal në shëndetësi”, u shpreh ministrja./ata