Në seancën dëgjimore për padinë e "gjenocidit" të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), si provë u prezantuan fotot e Agjencisë Anadolu (AA).
Gjatë seancës së mbajtur në GJND, fotografitë e AA-së u shfaqën si provë gjatë fjalimit të Adila Hassim, një nga avokatet që përfaqëson Republikën e Afrikës së Jugut.
Në foton e shkrepur të fotoreporterit të AA-së, Fadi Alwadi, e cila u paraqit si provë, shihen pjesëtarët e Mbrojtjes Civile palestineze në Gaza më 23 dhjetor duke nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat në qytetin Beit Lahya dhe duke i varrosur në varrezë masive në afërsi të Spitalit Indonezian.
Përveç kësaj, në fotografinë e bërë nga fotoreporteri Mohammed Fayk tregon se më 30 tetor, trupat e familjes Fatayer u varrosën kolektivisht në një vend, pasi në disa varreza në Gaza nuk kishte hapësirë.
Në seancën dëgjimore të çështjes së "gjenocidit" në GJND, avokatët që përfaqësojnë Afrikën e Jugut akuzuan Izraelin se "veprimet e tij të qëllimshme kundër popullit të Gazës dëshmojnë qëllimin e tij gjenocidal".
Sot në GJND filloi seanca dëgjimore me kërkesë për masa të përkohshme lidhur me padinë e Afrikës së Jugut se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenocidit me veprimet e tij në Gaza.
Në ditën e parë të seancës, Republika e Afrikës së Jugut paraqiti argumentet e saj.