Komiteti Olimpik Shqiptar informoi sot se me ftesë të posaçme nga presidentit të këtij komiteti, Fideli Ylli, për herë të parë në historinë e sportit, Shqipërinë e vizitoi Presidenti i Komitetit Olimpik Italian (CONI), Giovanni Malago.

Dy presidentët, Ylli dhe Malago, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe CONI, që konsiston në ofrimin e një ekspertize të nivelit të lartë nga Italia, ndihmë në kualifikimin e trajnerëve shqiptarë, ngritja e kampeve për sportistët, promovimi i lëvizjes olimpoike, si edhe një suport cilësor në çështjet e mjekësisë sportive.

Në vizitën e tij në Parkun Olimpik, presidenti Malago, që shoqërohej edhe nga drejtori i Komunikimit Danilo di Tommaso u njoh edhe me projektet e rëndësishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë nga masivizimi i sportit në shkolla, synimi për të afruar sa më tepër njerëz në aktivitete si edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturave që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj, si edhe tek organizimi i Lojërave Olimpike të Europës Juglindore.

“Presidenti Malogo ka çmuar punën që presidenti Fidel Ylli dhe Komiteti Olimpik Shqiptar po bëjnë për masivizimin e sportit dhe frymës Olmpike dhe si shprehu gatishmërinë e mbështetjes nga Italia, por edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për sportin shqiptar”, bëri me dije KOKSH.

Delegacioni i Komitetit Olimpik Italian u pritën në një takim të nivelit të lartë nga  Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Orgeta Manastirliu si dhe zv.ministri i Sportit Endrit Hoxha./ata