Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi sot një takim me ambasadorin suedez në Shqipëri, Niklas Ström.
Mazniku bëri të ditur se, në takim u diskutua për projektet e reja që forcojnë vetëqeverisjen vendore dhe rrisin mbështetjen për zhvillimin e qyteteve tona.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Suedisë në drejtim të reformave që përshpejtojnë aderimin e plotë të Shqipërisë në familjen evropiane./ata