Türkiye shkatërroi 29 objektiva terroriste të PKK-së në Irakun dhe Sirinë veriore herët sot nëpërmjet operacioneve ajrore, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Operacionet ajrore u kryen kundër objektivave terroriste në rajonet Metina, Hakurk, Gara dhe Kandil në Irak dhe në Sirinë veriore, në përputhje me të drejtat për vetëmbrojtje që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së OKB-së, tha ministria në një deklaratë.

Operacionet erdhën pasi nëntë ushtarë turq u vranë në një sulm terrorist të PKK-së në Irakun verior.

Ministria tha më parë se operacionet po vazhdojnë në rajon.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të kryesojë një takim sigurie sot në Istanbul, ku do të marrin pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Metin Gürak dhe shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın./aa