Arabia Saudite njoftoi sot leje të qëndrimit në pesë kategori të reja të veçanta për të lehtësuar procesin për rezidentët e huaj.
Qendra Saudite e Rezidencës Premium tha se lejet do t’u jepen të huajve që i përkasin kategorive të veçanta të sapoidentifikuara që përfshijnë individë me talente unike, si specialistë dhe ekzekutivë, si dhe ata me talent në kulturë dhe sport.
Gjithashtu, investitorët, sipërmarrësit dhe zotëruesit e pronave janë ndër personat që do të përfitojnë nga lejet.
Qendra lançoi gjithashtu një platformë të re elektronike për të thjeshtuar procedurat për gjurmimin e aplikimeve.
Kanali Al-Arabiya me bazë në Arabinë Saudite vuri në dukje se kategoritë e reja të lejeve përputhen me përpjekjet e Arabisë Saudite për të tërhequr dhe lehtësuar qëndrimin e talenteve dhe investitorëve./aa