Të paktën katër emigrantë të parregullt kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Kanalin e La Manshit gjatë natës, raportojnë mediat lokale.

Menjëherë pasi janë larguar nga brigjet franceze për në Britani rreth orës 2:00 të natës, dhjetëra emigrantë të parregullt kanë ngecur në det, raportoi gazeta “La Voix Du Nord”, duke cituar Autoritetin Detar Francez.

Më tej njoftohet se një tjetër emigrant, i cili është në gjendje kritike, është dërguar me urgjencë në një spital në Boulogne-sur-Mer.

Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit me disa varka të marinës franceze dhe një helikopter./aa