Forcat e sigurisë të Kolumbisë dhe Panamasë sekuestruan rreth 5,5 tonë kokainë nga tre anije të vogla, thanë autoritetet policore.

 

”Dy anije me rreth 2,1 tonë dhe 1,9 tonë drogë në bord u kapën nga Marina Kolumbiane në Gjirin e Morrosquillo, në veri të Kolumbisë”, tha prokurori i përgjithshëm i Kolumbisë.

 

Një varkë e tretë që transportonte rreth 1,5 tonë kokainë arriti deri në ujërat e Panamasë, por u ndalua atje nga forcat e sigurisë.

 

Nëntë persona u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim në Kolumbi me akuzën e trafikut të drogës.

 

Kolumbia konsiderohet vendi kryesor i origjinës së kokainës, përpara Perusë dhe Bolivisë, ku kultivohet edhe kokaina.

 

Një pjesë e madhe kontrabandohet në SHBA dhe Evropë.