Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar se një ekonomi që nuk ka asnjë shenjë zhvillimi në sektorët e saj kryesor nuk mund të prodhojë mirëqenie për familjet.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo u shpreh se një ekonomi që nuk fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe sipërmarrjes përmes tregut të lirë dhe konkurrencës do të krijojë një flluskë që do të shkatërrojë tregun dhe të ardhurat e familjeve.
“Kriza është në mesin e shqiptarëve por qeveria e mohon duke vazhduar me kokëfortësi rendjen pas modelit të dështuar ekonomik”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Shqipëria në Kërkim të Modelit Ekonomik të Humbur: Zhvlerësimi i Euros dhe Rruga Drejt Ndërhyrjes
Nuk ka model ekonomik që e shpjegon atë që po ndodh me zhvlerësimin e euros!
Sot bota po ndryshon shpejt, sfidat nuk janë më të njëjtat. Por duket se në Shqipëri gjërat ndryshojnë o shumë ngadalë ose për keq.
Integrimi Europian duhet të ishte promotori kryesor për të ndryshuar situatën në Shqipëri e duhej përdorur qoftë për reforma gjithëpërfshirëse, sociale dhe ekonomike. Por kjo fatkeqësisht nuk po ndodh duke thelluar hendekun tonë me vendet e BE dhe rajonit në të ardhurat për frymë, pagën mesatare, fuqinë blerëse dhe rritjen ekonomike. Duke e dobësuar ekonominë aq sa ajo nuk është më aspak reziliente.
Të gjitha shkaqet që kanë prodhuar këtë hendek të madh lidhen me një sistem ekonomik të ngritur që po dëmton jashtëzakonisht shumë mundësitë tona si vend për të shfrytëzuar pasuritë tona kombëtare. FMN thotë që standarti i jetesës dhe produktiviteti sot nuk ndryshojnë pavarësisht mundësive në reformat financiare që ofron procesi i integrimit. Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë që reflektohet më së pari në mbledhjen e të ardhurave që mbetet në 26,7 përq të PBB por dhe të dhënat e konsumit në rënia me 0,53% në muajt më aktivë të turizmit. Pengesat që vijnë prej mangësive në qeverisje dhe në zbatimin ligjit (lexo korrupsion) si dhe në hapësirat e jashtëzakonshme dhe mangësitë që ka sot tregu i punës nga gratë e të rinjtë refletoktojnë për një forcë pune në vjetrërim, por dhe jo novatore. Të gjitha së bashku janë kërcënime reale për rritjen dhe pengojnë ekonominë të rritet. Dhe sfida kryesore dhe reale që ndihet sot në ekonomi është vjetërimi i forcës së punës si rezultat i migracionit të lartë të punonjësve tashmë të kualifikuar.
Këto sfida të reja do të donin që ekonomia të ishte përshtatur me kohë dhe të ndryshonte duke investuar së pari në njerërzit e së dyti në dije e teknologji. Ndërkohë që ekonomia është akoma tek pentium 2, që përpiqet të mbijetojë me skema pastrimi paraje që zhvlerësojnë euron dhe prodhojnë një ekonomi hibride aspak të fortë për familjet. Nuk ka model ekonomik në botë thotë FMN që shpjegon se çfarë po ndodh me zhvlerësimin e Euros, e nuk ka vend as për mburrje e as lavdërim, përkundrazi sot duhen masa reale për ndikimin që ka zhvlerësimi i Euros. Nuk e shpjegon as turizmi, as remitanca, as struktura e ekonomisë, nuk ka asnjë arsye ekonomike, llogjike a tregu që e shpjegon.
Ekpsortet tona po vujanë nga zhvlerësimi i euros, ndërkohë që qeveritë nuk kanë pasur largëpamësinë për të krijuar një model ekonomik i cili ecën me të ardhmën e i përshtatet sfidave të së ardhmes, atëherë duhen trajtuar problemet që ka ky model sot. Nqs nuk kemi investuar në dije dhe në teknologji, atëherë do kemi një krah pune të pakulifikuar e avantazh koston e krahut të punës, nqs nuk zvogëlojmë hapësirën në paga, në të ardhura për frymë në cilësi jete do të vazhdojmë të numërojmë shqiptarët që largohen e bëhen statistikë.
Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që sot po mbitaksohet! Kemi qënë shumë vonë në cdo gjë, por sot na duhet ta ndërtojmë të ardhmen!