Autoriteti i Aviacionit Civil priti vizitën vlerësuese të fazës së parë në kuadër të Marrëveshjes Shumëpalëshe nga Komisioni Evropian.

Kjo marrëveshje siguron integrimin e plotë në rrjetin Evropian të Aviacionit Civil.

Ekspertët e Komisionit Evropian rikonfirmuan progresin thelbësor në fushën e aviacionit civil.
 
Gjithashtu, ata vlerësuan rritjen e kapaciteteve me qëllim akomodimin e kërkesave, aktivitetin e kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, progresin e bërë nga AKISA si dhe suportin e dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në transpozimin e plotë të legjislacionit evropian./ata