Në një hulumtim të kryer në Australi u konstatua se kishte karta dhuratash me vlerë prej afërsisht 1.4 miliardë dollarë që skaduan pa u përdorur.
Sipas lajmit në mediat e vendit, një sondazh i kryer nga Finder zbuloi se të paktën një në çdo tre persona në vend ka një kartë dhuratë të papërdorur.
Hulumtimi theksoi se vlera mesatare e kartave të papërdorura ishte 198 dollarë dhe se vlera e kartave të dhuratave që skaduan pa u përdorur në Australi ishte afërsisht 1.4 miliardë dollarë.
Ekspertja e financave nga Finder, Sarah Megginson, tha se kartat e dhuratave janë të zakonshme në Australi.
Duke thënë se kartat e dhuratave të papërdorura nënkuptojnë dhurimin e miliona dollarëve kompanive, Megginson theksoi se kartat e dhuratave të papërdorura mund të shiten.
Në Australi, kartat e dhuratave të blera pas nëntorit 2019 kanë një vlefshmëri minimale prej 3 vjetësh./aa