Forcat izraelite kryen bastisje ndaj qyteteve të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim dhe arrestuan 24 palestinezë.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kryen bastisje ndaj qyteteve Al-Khalil, Jenin dhe Qalqilya.
Forcat izraelite arrestuan 16 palestinezë në zona të ndryshme të qytetit Al-Khalil, 6 në zonën Yabad në jugperëndim të qytetit Jenin dhe 2 palestinezë në qytetin Qalqilya.
Në anën tjetër sipas një lajmi tjetër të WAFA-s, thuhet se kolonët hebrenj sulmuan automjetet e palestinezëve në zonën Senjel në veri të Ramallahut.
Kolonët hebrenj që jetojnë në vendbanimet e paligjshme që kanë ndërtuar në Bregun Perëndimor, shkaktuan dëme materiale duke thyer xhamat e shumë automjeteve në zonën në fjalë.
Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Gazës, nga 7 tetori e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë të bërë dje njoftoi se që nga 7 tetori e deri më tani ka arritur në 5.930 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar./aa