Ministri i Jashtëm Igli Hasani është pyetur gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij nga Kosova Donika Gërvalla edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
I pyetur mbi këtë temë, Hasani tha se ka pasur avancime dhe se ka pasur një pranim të formulës së vendosur në tryezë në Bruksel nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ai theksoi se Shqipëria gjithmonë do të ofrojë zgjidhjet më të mira për Kosovën bazuar në zbatimin e ligjit.
“Ka avancim, kam përshtypjen se ka një pranim të një formule që është vendosur në tavolinë në 26 tetor në Bruksel nga ana e kryeministrit Kurti. Shqipëria gjithmonë do të ofrojë zgjidhjet më të mira për Kosovën bazuar në zbatimin e ligjit dhe respektimin e minoriteteve”, tha ministri Hasani mes të tjerash.