Kryekomisioneri, Ilirian Celibashi, në një komunikim me gazetarët u pyet nëse Partia Demokratike do të marrë fonde për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
“Është një vendim që do të duhet ta marr dhe s’po e bëj publik. Ligji ka përcaktuar në nenin 180 që merr fonde partia që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse në 2019. E dimë që PD s’mori pjesë por neni 180 ka përcaktuar në referim do merren sipas rastit të 2015 dhe 2017. Ka një përjashtim që për ato që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje do merret në konsideratë procesi i 2019. Ne nuk kërkojmë fond se është cështje që i takon Kuvendit dhe vendos se sa para do të vendosim në dispozicion të partive politike për fushatën e tyre zgjedhore. Ky fond nuk do jetë më i vogël se 130 milionë. Megjithatë është cështje e Kuvendit dhe nuk kemi obligim. Ne kemi bërë një lloj kujtese që ka fonde që vihen në dispozicion të cilat janë apo alokojmë me qëllim që të marrim masat”, tha Celibashi.