Ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.
Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se Zachariah Pesach Haber (32) dhe Yair Katz (34), ushtarë që shërbenin në Batalionin 87 të Brigadës 14, janë vrarë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të ushtrisë izraelite, që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 525 ushtarë izraelitë, 190 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor./aa