Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endrit Shabani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli në lidhje me listën e njerëzve më të pasur në botë, me në krye Elon Musk.

Në lidhje me personat më të pasuri në vendin tonë, ai u shpreh se në Shqipëri ka 50 ligje që nuk janë shkuar në Parlament, por nga biznesmenët. Më tej shtoi se në vendin tonë të pasurit janë bërë përmes tenderave publikë.

“Në Shqipëri ka 50 ligje që nuk janë shkruar në Parlament, por kanë ardhur nga jashtë. Ligjet janë të shkruara nga biznesmenë.

Elon Musk që është në kryer ka krijuar Tesla, PayPal, të gjithë kanë sjellë gjëra të reja në botë. Kush janë më të pasurit në botë? Është tipike që të pasurit në Shqipëri o kanë marrë një burim që ka qenë për të gjithë, ose kanë krijuar një monopol, marrin ndihmë ekonomike përditë. Njerëzit i shohin të pasurit në Shqipëri sikur na kanë marrë diçka prej nesh. Të pasurit tek ne kanë bërë para me tendera publikë”, u shpreh Shabani.