Prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet kërkesa e tyre për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ka qenë vetë kreu i SPAK Altin Dumani që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist.
Ata do të paraqesin provat, në të cilat mbështesin kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura. Ndërkohë sot avokatët e Ahmetajt do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, pasi sipas tyre dosja e SPAK është voluminoze dhe kërkon kohë për t’u shqyrtuar.