Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar takimet me qytetarët. Këlliçi takimin e radhës e zhvilloi në rrugën e ‘Dibrës’.  

 

 

Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre me qëllim që ato të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë për zgjedhjet vendore.

Në bashkëbisedim me ta, kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj.

 

Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës, për të kuptuar më mirë sesi pushteti vendor mund të përmirësohet.