Cistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda, ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës.

Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë:
• Çrregullime menstruale.
• Dhimbje Pelvike, një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ,ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese, apo mbushjeje të barkut.
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.