Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi sot se “gjatë vitit të kaluar janë punësuar 143 persona me aftësi të kufizuar dhe kemi mundësuar trajnimin në kurse profesionale të 116 personave të tjerë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “me buxhetin e vitit 2024 ofrojmë mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me një fond prej 17.9 miliardë lekë”.

Ministrja Koçiu u shpreh se “riintegrimi dhe gjithëpërfshirja e personave me aftësi të kufizuar është një prej prioriteteve kryesore të qeverisë dhe MSHMS-së nëpërmjet zbatimit të programeve të nxitjes së punësimit dhe kualifikimeve profesionale”.

Aftësia e kufizuar nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë./aa